Aktualitet

Për ata që ishin prehur e kishin bërë plane: Fundjava e mbyllur

Për ata që ishin prehur e kishin bërë plane: Fundjava e

Vonoi vendimi i kryeministrit Edi Rama se çfarë do të bëhej me fundjavën, do ta kalonim me kufizime apo me lirinë e javës.  

“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë”, shkruan Rama në Facebook.

Për ata që ishin prehur e kishin bërë plane: Fundjava e

Kjo do të thotë se të shtunën deri në orën 17.30 do të jenë të hapura dyqanet ushqimore dhe farmacitë, as lokale dhe as bizneset e tjera nuk do të lejohen. Ndërsa të dielën çdo gjë do të jetë e mbyllur. 

Në të dyja ditët deri në orën 10.00 do të lejohet lëvizja e pensionistëve, ndërsa nga ora 11.00 deri në orën 17.30 lejohet lëvizja e prindërve me fëmijët. Në të dyja ditët do të ndalohet qarkullimi i automjeteve private

Këto masa janë vetëm për zonat e kuqe, që janë 5 bashki; Tiranë, Durrës, Shkodër, Kurbin dhe Krujë. Ndërkohë sa i përket ditëve të tjera të javës në zonat e kuqe lëvizja lejohet deri në 21:00.