Aktualitet

Për bizneset: Si të aplikoni për lejet në plazh?

Për bizneset: Si të aplikoni për lejet në plazh?

Nga data 1 qershor subjektet kanë nisur aplikimin për stacion plazhi. Për ata që nuk e dinë, duhet që të merret një leje, pas të bëhet aplikimi. Aplikimi bëhet online në portalin e-albania ose nga telefoni. Edi Rama ka postuar një video në Facebook, ku tregon se sipas tij ky aplikim është një procedurë e thjeshtë dhe që siguron transparencë, shmang zvarritjet e së shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike.

Kjo mënyrë, thotë kryeministri nuk lë vend as për ryshfet dhe ecejake që kanë ekzistuar më parë.

Postimi i plotë: 

Në e-Albania, aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, PËR TË GARANTUAR SA MË SHUMË SIGURI NË MBROJTJEN E SHËNDETIT DHE PËR TË MOS LEJUAR MË ZAPTIMIN E PLAZHEVE QË PËR 30 VJET U KA NXIRË PUSHIMET NJERËZVE TË KËTIJ VENDI

 Subjektet akomoduese apo shërbimi duhet të aplikojnë në https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx… për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit përgjatë gjithë sezonit 2020, duke marrë përgjegjësi për zbatimin e rregullave dhe mosshmangur asnjë detyrim ndaj qytetarëve, bashkisë, shtetit.

Aplikimi është i thjeshtë dhe mund të bëhet edhe nga telefoni?

Një sistem i ri këtë vit, që siguron transparencë, shmang zvarritjet po edhe allishverishet e të shkuarës dhe garanton paprekshmërinë e plazheve publike

Ndiqni videon e mëposhtme me të gjitha sqarimet e nevojshme!?

Zero kosto, zero ecejake, zero rryshfet!

Me https://e-albania.al/, sezon të mbarë turistik 

Më poshtë keni videon bashkëngjitur: 

 

e-albania, faqja zyrtare: https://e-albania.al/