Aktualitet

Për herë të parë në Shqipëri, kryhet teknika që shmang bypass-in e zemrës

Për herë të parë në Shqipëri, kryhet teknika

Për herë të parë në Shqipëri është realizuar procedura moderne e ndërhyrjes që zëvendëson bypass-in e zemrës. Procedura mjekësore u realizua në spitalin e Shkodrës.

“Kjo procedurë moderne dhe mini-invazive u udhëhoq nga Asist. Prof. Aurel Toma, kardiolog me përvojë ndërkombëtare, i cili është gjithashtu drejtues i Repartit të Hemodinamikës në Donau Spital të Vjenës dhe pedagog në Universitetin e Vjenës.

Falë përkushtimit dhe ekspertizës së tij, si dhe bashkëpunimit me ekipin e Shërbimit të Hemodinamikës në Shkodër, u realizua me sukses trajtimi i një okluzioni kronik të arteries koronare përmes “përqasjes retrograde”.

“Kjo teknikë e avancuar eliminon nevojën për bypass-in aorto-koronar, duke ofruar një zgjidhje efikase dhe më pak invazive për pacientët. Një hap i rëndësishëm për mjekësinë shqiptare, që sjell standarde dhe praktika ndërkombëtare për të përmirësuar kujdesin shëndetësor në vend, sqaron Ministria e Shëndetësisë.