Aktualitet

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’ Vettingun. Fitorja krenare e Fuat Vjerdhës pas shkarkimit dhe rikthimi në detyrë. Rama dhe Meta 'përplasn' me poezi

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

Fuat Vjerdha ‘përkul’ Vettingun

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

Fuat Vjerdha është i pari zyrtar në sistemin e drejtësisë që është kthyer në detyrë në krye të Gjykatës së Apelit të Shkodrës, pas përjashtimit nga Vettingu. Vjerdha apeloi dhe KPA pas disa muajsh vendos rikthimin e tij sërish në detyrë.(Lexo këtu)

Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë Vjerdha përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”. “Të dashur miq! Me ndihmën tuaj Kolegji I Posaçëm I Apelimit më riktheu në detyrë”, shkruan Vjerdha.

Sërish përplasje Rama-Meta

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

Gjergj Fishta ishte sot 'molla e sherrit' mes Presidentit dhe kryeministrit. Përplasja mes tyre nisi kur Meta përkujtoi ditëlindjen e Fishtës, duke përzgjedhur disa vargje të poezisë së tij ‘Gomari i Babatasit’ (METAMORFOZA), të cilat u perceptuan si një sulm për maxhorancën e kryeministrin Edi Rama. (Lexo këtu)

Pas statusit erdhi menjëherë reagimi i Ramës për Presidentin, i cili postoi në Instagram një foto me shqiponjën nga koleksioni i Fan Nolit, që mbante mbishkrimin e përzgjedhur: “FLASIN KEQ E DO VAZHDOJNË TË MË PËRGOJOJNË, PO MUA AQ MË BËN." (Lexo këtu)

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

Më herët Presidenti Ilir Meta ktheu në Kuvend ligjin për Kodin Zgjedhor, i cili u miratua në 5 tetor. Në dekretin e kreut të Shtetit, ky veprim u argumentua për faktin se maxhoranca duhet të reflektonte duke rishikuar kodin. (Lexo këtu)

Ndërsa arsyeja e tretë e përplasjes ishte fakti që Meta i ka dhënë një futbollisti afrikan të FK Tirana nënshtetësinë, gjë të cilën Rama e komentoi: "Të dy i kanë bërë gol me kokë drejtësisë!".

Zëdhënësi i Presidentit Tedi Blushi iu përgjigj duke e akuzuar si frymëzues dhe autor të sulmeve antikombëtare, që i bëhet ekipit të Tiranës.

Numri i të infektuarve me Covid-19 në rritje

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

306 është numri i të infektuarve me koronavirus në 24 orët e fundit nga 1412 testime të kryera.(Lexo këtu)

Ndërsa 4 qytetarë kanë humbur jetën: një 21 vjeçar nga Elbasani me disa sëmundje bashkëshoqëruese i cili po trajtohej në terapi intensive i intubuar në spitalin COVID2, prof. Elmaz Elezi, mjeku i njohur 85-vjeçar, ish-drejtues i klinikës infektive në QSUT, një 49 vjeçar nga Elbasani dhe një 70 vjeçar nga Kurbini me sëmundje shoqëruese.

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

Shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se rreth 2 mijë qytetarë telefonojnë brenda një dite numrin e urgjencës 127, ku 500 prej tyre kanë lidhje me Covid-19.(Lexo këtu)

Ai gjithashtu tregoi se vetëm gjatë 24 orëve të fundit kishte 65 raste ku 33 u trajtuan në banesë dhe 32 në spitale me COVID. 

Blerina Gjylameti pozitive me Covid-19

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

Pas lajmit se kishte dalë me Covid-19 deputetja e PS-së,Blerina Gjylameti sqaron gjendjen e saj shëndetësore përmes një postimi në "Facebook". (Lexo këtu)

Gjylameti shkruan se po trajtohet në shtëpi sipas protokolleve për përcaktuara për kurimin e virusit, ndërsa bën një falënderim për bluzat e bardha. Më herët deputetja konfirmoi lajmin për ‘Tiranapost’.

 

Efektivja Ina Nuka flet dy vite pas incidentit në protestë

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

Efektivja Ina Nuka dy vite më parë u bë kryefjala e lajmeve,pasi gjatë një proteste jashtë Kuvendit, mbeti e plagosur në dorë nga një kapsollë. Operacioni për dëmin e shkaktuar në gishtin e madh iu krye në Turqi. Ina flet sot dy vite pas ngjarjes, për të treguar gjërat që ndryshuan në jetën e saj personale dhe profesionale.(Lexo këtu)

Ajo tregon se periudha pas ngjarjes e cila bëri bujë ishte e vështirë për të dhe për pjesëtarët e familjes. Lidhur me jetën private efektivja e policisë ka treguar se nuk është më beqare.

 

Debati i fundit Trump-Biden, kush e fitoi?

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

Dy kandidatët për President i Amerikës, Trump dhe Biden zhvilluan këtë të enjte debatin e fundit mes tyre, 12 ditë para zgjedhjeve. Temat kaluan nga Covid-19, tek racizmi.(Lexo këtu)

Panelistët e The Guardian dhe CNN e kanë cilësuar qëndrimin e Trump këtë herë më të butë dhe të matur.

Ata sqarojnë se Presidenti aktual kishte nevojë për një plan, për të prezantuar një plan konkret që nuk e kishte dhe kishte nevojë për një epërsi, një fitore në këtë debat, që nuk e mori.

Shkencëtarët zbulojnë një organ të ri në trupin e njeriut

Për herë të parë një gjyqtar ‘përkul’

Është e vështirë të imagjinohet se ka një pjesë të trupit të njeriut që ka kaluar pa u vënë re nga mjekët pas shekujve studime mjekësore.

Por, kjo është pikërisht ajo që një grup shkencëtarësh nga Hollanda besojnë. Ata thonë se kanë zbuluar një palë gjëndra të neglizhuara më parë, të cilat janë të fshehura në vendin ku bashkohet zgavra e hundës me gojën. (Lexo këtu)

Studiuesit mjekësorë fillimisht panë pjesën e trupit, të cilën ata propozojnë të emërtojnë gjëndra tubare, gjatë një skanimi për të kërkuar masë tumorale. Shkencëtarët më pas vëzhguan skanimet e kokës dhe qafës edhe të 100 individëve të tjerë që ishin duke u trajtuar për kancerin e prostatës.