Aktualitet

Për nxënësit e Shkollës së Baletit: Bëhuni gati se ja kur do jetë faza e parë e konkursit

Për nxënësit e Shkollës së Baletit: Bëhuni gati se

Me datë 1 korrik do të zhvillohet faza e parë e konkursit në Shkollën e Baletit për të përzgjedhur nxënësit që kanë përfunduar klasën e tretë. Nëse fëmija yt i përket kësaj kategorie dhe po ndjek ëndrrën për t’u bërë një balerinë e suksesshme ose balerin, duhet të dish që konkursi nis në orën 10 të mëngjesit.

Kryebashkiaku Veliaj ka bërë një postim në Instagram ku motivon balerinët e ardhshëm të marrin pjesë në konkurs: 

Kush do të jetë @anbeta_toromani_ufficiale , @kledi apo @ilir_shaqiri i ardhshëm?? Më datë 1 korrik 2020 do të zhvillohet faza e parë e konkursit në Shkollën e Baletit për përzgjedhjen e nxënësve që kanë përfunduar klasën e tretë. Bëhu gati dhe eja ndiq ëndrrën për t'u bërë një balerin/ë i/e suksesshëm/me?‍♀️. Konkursi nis në 10:00.