Aktualitet

Për para! Djali në Durrës vret babain dhe e hedh në pus

Për para! Djali në Durrës vret babain dhe e hedh në pus

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shënavlash të Durrësit.Një 34-vjeçar ka vrarë babain e tij dhe më pas e ka hedhur në pus.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur 20 ditë më parë.

Sipas raportimeve paraprake, i ati ka patur një kasafortë ku brenda kishte 75 milionë lek të vjetra. Kasafortën e mbante tek dhoma e të birit ndërsa çelësin e saj e mbante vete.

I biri(autori) i kishte hapur me gur fresibel dy dalje nga pas ku për një kohë të gjatë merrte para. Ne momentin që babai ka dashur të marrë rreth 20 mijë euro për t’i investuar tek shtëpia që po ndërtonin, ka konstatuar që mungonin lekët. Aty kanë debatuar dhe janë konfliktuar.

Te nesërmen ne 8.30-9 mëngjesit te 13 gushtit kanë dal bashkë dhe djali e ka qëlluar me pistolete dhe e ka hedhur në pus.

Ka qenë pikërisht autori i vrasjes ai i cili ka shkuar më pas në polici ku ka bërë edhe denoncimin për zhdukjen e të atit.

Krimi është i ngjashëm me vrasjen e ndodhur në të njëjtin fshat në muajin shkurt, ku tre fëmijët e familjes Meta, organizuan vrasjen dhe zhdukjen e kufomës së kryefamiljarit Pëllumb Meta.

Njoftimi i Policisë: Durrës, Kallëzoi në Polici se babai i tij ishte larguar nga banesa dhe se kishte humbur kontaktet me të, Policia, pas tri javësh hetime të thelluara dhe pas kërkimeve, zbardh ngjarjen dhe gjen trupin e 62-vjeçarit.

Policia vuri në pranga 30-vjeçarin, i cili kishte vrarë me armë zjarri pistoletë babanë dhe e kishte hedhur në një pus.

Policia gjeti dhe sekuestroi armën me të cilën 30-vjeçari kreu vrasjen.

Pas një pune intensive hetimore të bërë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, Sektori për Hetimin e Krimit Kibernetik në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit Kibernetik në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, u bë i mundur identifikimi dhe kapja e autorit të vrasjes së shtetasit E. B., 62 vjeç.