Aktualitet

Dy personazhe të njohur, nga Akademia dhe nga Bluzat e Bardha humbën sot betejën me Covid

Dy personazhe të njohur, nga Akademia dhe nga Bluzat e Bardha humbën

Vala e dytë ose piku i pandemisë në Shqipëri po shkakton viktima çdo ditë nga beteja me Covid. Dy personazhe të njohur, njëri nga Akademia dhe tjetri nga Bluzat e Bardha u ndanë sot nga jeta pasi nuk e fituan betejën me virusin.

Pedagogia e Italishtes Kozeta Noti mjaft aktive në shoqerinë civile shkaktoi trishtim tek të afërmit dhe kolegët që postuan në rrjetet sociale.

Dy personazhe të njohur, nga Akademia dhe nga Bluzat e Bardha humbën

'Shumë u lutëm për ty, por përbindëshi të mundi, o e mira Kozetë! Lajmi i ndarjes nga jeta më ka mpirë trurin dhe shpirtin! Jetën e jetove bukur, me buzëqeshjen që na e dhurove pa hesap të gjithëve!

E tillë do mbetesh në kuvendimet e në zemrat tona. Familja humbi njeriun e shtrenjtë! Unë humba një shoqe, mike e kolege të mrekullueshme! Universiteti i Tiranës humbi një pedagoge brilante! Shoqëria humbi një njeri me vlera të rralla! Të qoftë dheu i lehtë', shkruan kolegia e saj Klodeta Dibra. 

Dy personazhe të njohur, nga Akademia dhe nga Bluzat e Bardha humbën

 

Ndërkaq edhe mjeku 48 vjeçar Bledi Nini ka shokuar Bluzat e Bardha. Ai ka punuar për shumë kohë në shërbimin ORI apo spitalin francez. 

Dy personazhe të njohur, nga Akademia dhe nga Bluzat e Bardha humbën

*Tiranapost.al