Aktualitet

Perceptimi se po shkove në spital me Covid nuk mbijeton, Tomini: Shfaqjet mediatike po frikësojnë njerëzit

Perceptimi se po shkove në spital me Covid nuk mbijeton, Tomini: Shfaqjet

Drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se për shkak të shfaqjeve mediatike lidhur me situatën e koronavirusit po shkakton një lloj frike tek qytetarët që të hezitojnë për të njoftuar urgjencën apo mjekun dhe për tu shtruar në spital. Në intervistën për News 24 Tomini u pyet për një perceptim të krijuar nga disa, se po shkove në spital me Covid nuk do mbijeton. Tomini përgjigjet duke thënë se në pandemi, ka të shëruar, ka asmptomatikë dhe ka edhe viktima. Për situatën me virusin ajo tha se është vënë re një tendencë në ulje e rasteve.

Tomini:

Shfaqjet mediatike, në Facebook apo rrjeteve sociale shpesh e induktuar nga dalje televizive duke dhënë një lloj frike, e ka ‘sulmuar’ popullëten deri diku. Kemi bërë thirrje të mos hezitohet drejt spitaleve dhe të ketë një ndjenjë edhe lirshmërie për të bindur apo vajtur në spital nga ana e familjarëve të pacientëve.

Në spital të dërgojnë mjekët:

Por nëse do kërkojmë ndihmën  emjekut, dhe kjo hallkë është hezituese. Duhet të ndjekim këshillat e mjekut të familjes.

Është krijuar perceptimi se po shkove në spital vdes

Nëse trumbetojmë faktin e të jetuarit dhe të vdekurit ne do donim të jetonim. Kjo pandemi na përball qoftë me shërime, me raste asimptomatike dhe raste fatale. Të mos neglizhojmë shenjat dhe sigurisht kur është nevoja të mos trajtohemi në mënyrë empirike, jo sipas sistemit shëndetësor.

*Tiranapost.al.