Aktualitet

Përfaqësuesit politikë mblidhen në KQZ, nuk ka konsensus për numërimin elektronik

Përfaqësuesit politikë mblidhen në KQZ, nuk ka konsensus

Përfaqësuesit e partive politike në vend janë mbledhur sot në KQZ për të diskutuar diskutuar në lidhje me numërimin elektronik të votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Mësohet se në takim nuk është rënë dakord mes përfaqësuesve të opozitës dhe mazhorancës për testimin e votimit dhe numërimit elektronik.

Partia Socialiste ka ardhur me një propozim të ri që ky testim të mos përdoret në Tiranë, Fier dhe në Korçë meqë ka kosto të lartë dhe të bëhet vetëm në një ZAZ, të cilën mund ta vendosë KQZ.

Ndërsa PD i qëndron varianteve për qarkun e Korçës dhe Fierit.

Për sa i takon votës së emigrantëve nuk ka një vendim përfundimtar nga palët, PS-ja kërkon disa korrigjime teknike, ndërsa LSI shprehet skeptike për postën.