Aktualitet

Përfshihet nga flakët një pallat në Korçë

Përfshihet nga flakët një pallat në Korçë

Një pallat/godinë në fshatin Shtyllë, në Korçë është përfshirë nga flakët gjatë natës. Policia njofton se dëmet materiale kanë qënë të mëdha, por fatmirësisht nuk ka patur lëndime në njerëz.

Mediat raportojnë se në pallat jetonin tre familje të cilat kanë dalë menjëherë jashtë. Dyshimet paraprake të policisë janë se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 28.11.2021, në mbrëmje, në fshatin Shtyllë, Korçë, ka rënë zjarr në një godinë/pallat ku janë djegur banesat e shtetasve F. I., V. I. dhe F. M. Për pasojë ka vetëm dëme materiale, të lënduar nuk ka.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht nga oxhaku.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Tiranapost.al