Aktualitet

Përfshihet nga flakët një servis makinash në Elbasan. Policia jep detaje

Përfshihet nga flakët një servis makinash në Elbasan.

Një pikë servisi makinash, bashkë me një pikë pjesësh këmbimi u përfshi nga flakët mëngjesin e sotëm në Elbasan.

Ngjarja raportohet se ka ndodhur në një biznes në rrugën Elbasan-Ish kombinati Metalurgjik.

Përfshihet nga flakët një servis makinash në Elbasan.

Në garazhin e servisit ndodheshin edhe 2 automjete, që janë gjithashtu në flakë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, ndërsa forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre.

Përfshihet nga flakët një servis makinash në Elbasan.

"Rreth orës 07:50, në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji, në fshatin Katundi i Ri, ka rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B.,  banues në Elbasan. rënë zjarr në një pikë servisi në pronësi të shtetasit K.B. Si pasojë e flakëve të zjarrit po digjet një magazinë me pjesë këmbimi si dhe dy mjete të cilat kanë qenë të parkuara brenda ambjenteve të këtij servisi. Dëme në njerëz nuk ka", thuhet në njoftimin e policisë.

Përfshihet nga flakët një servis makinash në Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.