Aktualitet

Prodhim dhe trafik droge në një magazinë fruta-perimesh: Pas 2 vitesh gjykim jepet vendimi për 8 fajtorët (Akuzat dhe vitet e dënimit)

Prodhim dhe trafik droge në një magazinë fruta-perimesh: Pas 2

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar gjykimin e një prej fraksioneve të dosjes 339/3, ndërsa janë shpallur fajtorë 8 të pandehur për kryerjen e veprës penale të “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike në bashkëpunim”. 

Bëhet fjalë për një grup prej 8 personash të arresuar dy vite më parë, me në krye Ramadan Dushajn, i cili kryente pordhimin dhe trafikun e narkotikëve në një magazinë fruta-perimesh.

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar akuzën për grup të strukturuar kriminal dhe vepra të kryer nga grupi i strukturuar. Për shkak të gjykimit të shkurtuar më herët të pandehurve do t’i ulet një e treta e dënimit.

Masat e dënimit:

1. Ramadan Dushaj me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

2. Rezart Cacani me 9 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 6 vite burgim.

3. Neritan Saraçi me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

4. Ardit Haxhagiqi me 8 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5,4 vite burgim.

5. Vilson Noka me 14 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,4 vite burgim.

6. Fatbardh Gostini me 7,6 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 5 vite burgim.

7. Luan Boça me 7 vite burgim, uljen e 1/3 të dënimit dhe përfundimisht me 4,8 vite burgim.

Në këtë gjykim është fajësuar edhe kampioni i botës në mundje, Elis Guri, i dënuar për prodhim dhe shitje të narkotikeve me 7 vite burgim, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është dënuar përfundimisht me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Pas shpalljes se verdiktit, avokati mbrojtës i Gurit, Av. Arbër Hoxha tha: “Vendimi është i pambështetur në ligj dhe ne prova, ku brenda afatit ligjor do kundërshtohet në Gjykaten e Posaçme të Apelit ku do të kërkojmë deklarimin e pafajshëm të të mbrojturit prej meje”.