Aktualitet

Mbyllet takimi i mjekëve me përfaqësuesit e ministrisë, Storni: Kemi pagat më të ulëta në rajon, të hënën ngremë grupet e punës

Mbyllet takimi i mjekëve me përfaqësuesit e ministrisë,

Përfaqësues të Sindikatës së Mjekëve kanë zhvilluar pak më parë një takim me me përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë. Pas takimit në një deklaratë për mediat, kreu i sindikatës së mjekëve, Gent Stroni u shpreh se mjekët janë duke argumentuar për rritjen me më shumë se 40% të pagave. Ai u shpreh se krahasuar edhe me vendet e Rajonit, mjekët në Shqipëri kanë pagat më të ulta. I pyetur se kur do të mbyllen bisedimet mes mjekëve dhe qeverisë lidhur me kërkesat e tyre , Stroni tha në momentin që juristët do të jenë gati.

A jeni dakort me rritjen 40%?

Ne nuk jemi tek 40%, ne kemi argumentime të tjera. Do  doja ta bëja lidhjen me Rajonin, do duhet të shikohet kjo, ne kemi pagat më të ulta. Duhet ta shikojmë pse 40% dhe jo 41%. Ne do sjellim argumentet tona që të mos kërkojmë diçka që nuk është e mundur. Një prej pikave është edhe Kosova, ata kanë bërë të njëjtën luftë si ne. Ne kemi kosto të lartë jetese dhe kemi specifikën tonë. Sot vendosëm se çdo bëhet nga e hëna e pas, do të krijohen disa grupe për të arritur në specifikime.

Keni lënë një afat për mbylljen e bisedimeve?

Në momentin që juristët do të jenë gati.

Mjekët janë dakort me rritjen 40%?

Ne pretendojmë të marrim sa më shumë, duam të argumentojmë arritjen. Dua të sqaroj se nuk bëhet fjalë vetëm për mjekët që merren me Covid, por për të gjithë, edhe për infermierët dhe sanitaret.

Nërkaq, kujtojmë se disa ditë më parë mjekët i paraqitën qeverisë katër kërkesa dhe zhvilluan një takim me ministres e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Katër kërkesat janë:

1. Të shpallen dëshmorë të kombit të gjithë ata pjesëtarë të personelit shëndetësor të cilët humbin jetën në këtë luftë me këtë armik të padukshëm.

2. Të bëhet sigurimi i jetës së personelit shëndetësor, me qëllim që familjet e tyre të mund të vazhdojnë jetën dhe pas fatkeqësive të mundshme në këtë luftë.

3. Rritje e vlerësueshme e trajtimit financiar të personelit shëndetësor.

4. Personelit shëndetësor të çdo niveli t'i sigurohen të gjitha kushtet në punë për parandalimin e infeksionit sipas të gjithave standarteve kombëtare dhe ndërkombëtare.