Stil jete

Përgjigjet e 6 pyetjeve që na kanë munduar gjithë jetën

Përgjigjet e 6 pyetjeve që na kanë munduar gjithë jetën

Pyetjet ngjallin kreativitetin dhe kurioziteti është motivues. Ka pyetje që e marrin përgjigjien lehtësisht, siç ka edhe nga ato që na kanë munduar gjithë jetën.

Ai që ulet në mes ku ta vendosë krahun (në teatër, kinema)?

Përgjigjet e 6 pyetjeve që na kanë munduar gjithë jetën

Këtë duhet ta kesh menduar sa herë je ulur në kinema. Nuk ka një rregull zyrtar se cila nga dorezat i përket karriges së mesit.

Pse shishja e Coca Colës e ka të harkuar fundin e saj, ndryshe nga shishet e ujit që nuk e kanë?

Përgjigjet e 6 pyetjeve që na kanë munduar gjithë jetën

Gungat janë aty për të rritur forcën e shishes. Kjo është e nevojshme sepse shishja plastike duhet të jetë në gjendje t'i rezistojë presionit të gazit. Gjithashtu, ato pije zakonisht shërbehen të ftohura dhe kur një lëng ftohet, vëllimi i tij ndryshon. Kështu që lëngu gjen pak më shumë vend për t`u rehatuar pa prishuar formën e shishes.

Pse insektet nuk e gjejnë dot dritaren e hapur?

Përgjigjet e 6 pyetjeve që na kanë munduar gjithë jetën

Insektet kanë sy vetëm për dritën dhe atë kërkojnë. Kur bredh rreth dhomës, e vetmja gjë që një mizë kërkon është drita. Kështu që hapja e dritares për ta nxjerrë jashtë nuk mjafton, vendosi pranë dritares edhe një dritë që të dalë jashtë.

Pse akulli është i rrëshqitshëm?

Përgjigjet e 6 pyetjeve që na kanë munduar gjithë jetën

Akulli është vetëm i rrëshqitshëm kur ecni mbi të dhe kjo falë bashkimit të molekulave të ujit që nuk mund të bashkohen me njëra-tjetrën pa e shkaktuar këtë fenomen.

Pse fustani i nusërisë është i bardhë?

Përgjigjet e 6 pyetjeve që na kanë munduar gjithë jetën

Në shekullin e 19-të, shumica e grave martoheshin me fustanë që mund t`i vishnin edhe më vonë sa herë të donin. Fustani i bardhë erdhi më vonë nga filmat e Hollivudit. Megjithatë, vite më parë një të tillë e përballonin vetëm familjet e pasura.

Ka edhe vende ku nuk vishet i bardhë. Për shembull, në Kinë dhe Indi nuset veshin fustan të kuq si një simbol i fatit dhe suksesit.

Pse lëngu i portokallit nuk të shijon nëse e pi sapo ke larë dhëmbët?

Përgjigjet e 6 pyetjeve që na kanë munduar gjithë jetën

Pasta e dhëmbëve e largon shijen. Ajo e zbeh aftësinë për të shijuar ëmbëlsinë, që do të thotë se shijet si lëngu i portokallit, bëhen më të theksuara.

*Burimi Bright Side