Aktualitet

Përgjimet e Ndrangheta-s ku përmendej dhe Meta, kreu i SPAK: Do kontaktojmë me autoritetet italiane

Përgjimet e Ndrangheta-s ku përmendej dhe Meta, kreu i SPAK: Do

SPAK pritet të kontaktojë me autoritetet italiane, për përgjimet e publikuara pas hetimit të antimafias italiane për grupin mafioz Ndrangheta. Në përgjime janë përmendur dhe emra biznesmenësh e politikanësh në Shqipëri. Për Top Channel, kreu i SPAK Arben Kraja ka thënë se pasi të marrë informacionin e plotë nga autoritetet italiane, do të vendoset çfarë do të bëhet me rastin. 

“Hetimi është në Itali dhe do kontaktojmë autoritetet italiane për të parë çfarë kanë në lidhje me Shqipërinë dhe pastaj do vendosim” ka thënë Arben Kraja.

Përgjimet e Ndrangheta-s ku përmendej dhe Meta, kreu i SPAK: Do

Operacioni Mega në Itali çoi pas hekurave shumë persona të akuzuar si të inkriminuar në grupin mafioz Ndrangheta. Sipas mediave italiane janë dhënë më shumë se 50 masa ndalimi për akuzat korrupsion dhe mashtrim në vlerën e 250 milionë eurove.

Në përgjime zbulohet se Antonio Gallo, i njohur si Princi i Ndrangheta-s ka një biznes në Shqipëri.

Sipas mediave personat e përfshirë në hetime janë edhe dy shqiptarë, Henrik Baci i cili është lënë në arrest shtëpie dhe një vajzë, Odeta Hasaj, e cila është lënë në masën e arrestit 'Detyrim paraqitje'.

Edhe presidenti Meta përmendet në përgjime. Në një dalje për mediat dje, Meta tha se gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë në këtë dosje hetimore duhet të ndiqet edhe nga institucionet vendase.

Meta: Pa diskutim që problemi i pastrimit të parave është i njohur nga të gjithë dhe i konfirmuar nga shumë institucione ndërkombëtare të cilat bëjnë vlerësimin apo kategorizimin e vendeve të caktuara në këtë drejtim dhe të gjitha çështjet që i referohen zhvillimit më të fundit në Itali, për gjithçka që ka të bëjë me Shqipërinë duhet të ndiqen menjëherë edhe nga institucionet tona.

Për më shumë lexo:

*Tiranapost.al.