Aktualitet

Përgjimet e Ndrangheta-s, Spiropali: Ata kanë vetëm një dyqan rrobash në Shqipëri, prokuroria e SPAK të hetojë

Përgjimet e Ndrangheta-s, Spiropali: Ata kanë vetëm një

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka folur për përgjimet e antimaas italiane për rastin Ndrangheta, në të cilat thuhet se disa politikanë shqiptarë kanë lidhje me mafian italiane e ndërkohë që SPAK ka njoftuar se do të kontaktojë me autoritetet italiane. 

Spiropali tha se personat e përgjuar në Shqipëri kanë vetëm një dyqan rrobash dhe nuk kanë marrë asnjë tender apo grataçelë, ndërsa shtoi se inkurajon prokurorinë të hetojë nga fillimi në fund për këtë çështje.

“Ata këtu kanë vetëm një dyqan rrobash dhe as kanë marrë grataçela, as kanë marrë tendera në shëndetësi dhe as kanë ato që kanë pretenduar. Ne inkurajojmë prokurorinë që të hetojë nga fillimi në fund. Nëse prokuroria apo SPAK gjykojnë se duhet ta marrin atë dosje nga kolegët italianë, le ta marrin dhe ta hetojnë”, tha Spiropali.

*Tiranapost.al.