Aktualitet

Përgjimet nga rrjeti i prostitucionit: Hajde o majmune, na gjej nga një shoqe se jam me 4 shokë

Përgjimet nga rrjeti i prostitucionit: Hajde o majmune, na gjej nga

Dy tutorë dhe 5 vajza që ushtronin prostitucion, bashkë me një klient të tyre janë arrestuar ditën e sotme. Bëhet fjalë për një rrjet prostitucioni në Rrogozhinë, që po ndiqej prej shtatë muajsh nga policia. Prostitucioni ushtrohej në dy hotelet, Alesio dhe Pishat, të pronarëve Fatmir Hoxha dhe Bujar Gjuzi.

Për ngjarjen janë zbardhur disa prej përgjimeve të vajzave me klientët, të cilat flasin për pazare, por edhe rivalitetet mes tyre.

“Sa lek e ke?”. Vajza e pyet për moshën dhe për sa kohë e do. I përgjigjet “50 dhe hotelin e paguan ti”.

Në një rast tjetër vajza përgjigjet. 40 euro nëse e bëjmë në makinë, gjysmë ore 2 herë.

Bisedat në kohë të ndryshme:

Mirë bereqaves të ankohem me vret zoti më ka ecur, por njëri më dha 20 mijë lekë dhe sa hoqi pantallonat u prish. Kot fare!.

Vajza tjetër: Mos u mërzit një herë mirë, një herë keq.

Një rast tjetër një nga vajzat ankohet se nuk ka klientë.

“Dobët është se kanë ikur refugjatë po hajde bereqaves mua më zgjedhin se jam e pastër. Edhe ata i laj nga mesi e poshtë se e ruaj pastërtinë vetë. Rroba ka plot. Jo si ajo lushnjarja, zhulse. Ka ikur punon në Durrës tani”.

“Si shkoi sot?”.

“Dobët 2 veta kam kapur sot deri në 20:40”. “Edhe unë 1 por të pakompletuar”.

Më 3 janar të këtij viti një prej klientëve vë bast me njërën nga vajzat nëse ai arrinte të bënte 5 herë seks në 1 natë do i jepte 500 euro në të kundërt do e paguante 50 euro.

Në një rast tjetër një klient i çon sms një prej vajzave.

“Na gjej na një shoqe se jam me 4 shokë”. Ajo ia kthen “S’ka gjë se i mbaj unë të gjithë tek e tek”.

Në 30 janar një prej vajzave i shkruan një klient: “Doktori jam, shoku i X, kur do ta lemë për t’u takuar me atë shoqen? Jo këtë të herës së fundit atë tjetrën. Më thuaj se do ta mbyll telefonin për vitin e ri dhe nga data 7 do ta hap”.

Mes komunikimeve shihet edhe një rivalitet mes 5 të arrestuarave si për shembull: 

“Shyqyr që iku ajo të kap ndonjë unë se s’paska fare. Kam kap nja dy me 25, inshallah kap edhe dy sot.”

Policia ka kapur komunikime ku klientët kërcënonin:

“Hajde o majmune se kur të të shoh nesër do të të shkly”

“Pse s’më flet, ku të të gjej të të…. Ose “na merr dhe ndonjë shoqe”

“Ku je se dua të të…”

“O pjeshkë pse se hap telefonin? Po vij nga Fieri të të takoj tek Bishti i Zhurit, do të …”