Aktualitet

Lajmet e ditës! Rekord i ri të infektuarish me Covid në vend. Përplasjet e reja Rama-Basha për inceneratorët. Lind një princeshë në Shqipëri

Lajmet e ditës! Rekord i ri të infektuarish me Covid në vend.

Lexoni më poshtë lajmet kryesore të ditës, të përmbledhura

 

Rekord i trishtë të infektuarish në vend dhe tre viktima nga koronavirusi

Lajmet e ditës! Rekord i ri të infektuarish me Covid në vend.

302 raste të reja me koronavirus u konfirmuan në vend gjatë 24 orëve të fundit nga 1405 testime të kryera, duke shënuar një rekord të ri rastesh nga shpërthimi i pandemisë.Ndërsa 3 persona humbën betejën me Covid-19. (Lexo këtu)

Lajmet e ditës! Rekord i ri të infektuarish me Covid në vend.

Ndërkohë kreu i Urgjencës Brataj thotë se në dy javët e fundit janë rritur thirrjet drejtuar 127-ës dhe janë rreth 100 persona në ditë që telefonojnë numrin e Urgjencës Kombëtare. (Lexo këtu)

 

Franca në izolim

Lajmet e ditës! Rekord i ri të infektuarish me Covid në vend.
Kryeministri francez Jean Castex njoftoi sot masa të reja për të ndaluar përhapjen e koronavirusit ndërsa rastet rriten në të gjithë vendin.(Lexo këtu)

Ai gjithashtu ka bërë parashikimin e frikshëm duke thënë se “numri i të vdekurve do të vazhdojë të rritet dhe se rastet sot pacientë mund të kthehen në viktima nesër”

 

Përplasjet e reja Rama-Basha për inceneratorët

Lajmet e ditës! Rekord i ri të infektuarish me Covid në vend.

Debati për inceneratorët vijoi edhe sot, ndërsa nisi me një deklaratë të Bashës për kontratat dhe u zhvendos më pas tek rasti i biznesmenit Hajdin Sejdisë.(Lexo këtu)

Për këto akuza, kryeministri u shpreh me një status në Twitter se PD dhe politika është e vjetër e mbledhur në formë malesh me plehra.

 

 Ministrja Belinda Balluku për çështjen e rafinerisë së Ballshit

Lajmet e ditës! Rekord i ri të infektuarish me Covid në vend.

“Është mundim për ne dhe stërmundim për naftëtarët, por po mundohemi ta zgjidhim dhe të gjejmë një zgjidhje nga lëmshi i privatizimit të rafinerisë në 2008” deklaroi Balluku. (Lexo këtu)

 

Basha i zhgënjyer nga përgjigjja e SPAK për inceneratorët

Lajmet e ditës! Rekord i ri të infektuarish me Covid në vend.

Kreu i PD-së Lulzim Basha thotë se është i shqetësuar nga përgjigja e SPAK për kallëzimin e inceneratorëve, të cilat Basha i konsideron afera korruptive. (Lexo këtu)

Në Ilva Now, Basha se deri tani SPAK nuk ka dhënë informacion se sa prokurorë janë caktuar në këtë çështje shumë komplekse.

 

Lind një princeshë në Shqipëri

Lajmet e ditës! Rekord i ri të infektuarish me Covid në vend.


Princ Leka dhe bashkëshortja e tij, Elia Zaharia, janë bërë prindër për herë të parë të një vajze ditën e sotme. (Lexo këtu)

Vogëlushja mësohet se është pagëzuar me emrin e stërgjyshes Geraldina, duke trashëguar kështu emrin e Mbretëreshës, lajm të cilin e ka konfirmuar në reagimin e tij të parë si baba Princ Leka Zogu II.