Aktualitet

Përmbyllen procedurat për njohjen e patentave mes Shqipërisë dhe Arabisë Saudite!

Përmbyllen procedurat për njohjen e patentave mes Shqipërisë

Janë përmbyllur procedurat e marrëveshjes për njohjen reciproke të lejeve të drejtimit mes Shqipërisë dhe Mbretërisë së Arabisë Saudite.

Marrëveshja, e cila hyn në fuqi 30 ditë pas përfundimit të procedurave, do të lehtësojë lëvizjen reciproke të qytetarëve, vizitorëve dhe turistëve të dy vendeve tona, përmes përdorimit të patentave, si dhe konvertimin e tyre.

Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Arabisë Saudite ka bërë të ditur lajmin.

Tiranapost.al