Aktualitet

Përmbytjet/ Peleshi: 3 familje janë evakuuar, energjia do të rikthehet sapo të qetësohet situata

Përmbytjet/ Peleshi: 3 familje janë evakuuar, energjia do të

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi teksa ndodhet në zonat e përmbytura në Lezhë është shprehur se momentalisht janë kryer evakuimet e 3 familjeve në Malësinë e Madhe dhe shtoi se që Forcat e Armatosura po ndihmojnë banorët por nuk ka pasur nevojë për evakuim.

Peleshi tha gjithashtu se energjia elektrike është ndërprerë për arsye sigurie dhe do rikthehet sapo të përmirësohet situate.

Përmbytjet/ Peleshi: 3 familje janë evakuuar, energjia do të

Përmbytjet/ Peleshi: 3 familje janë evakuuar, energjia do të

“Reshjet do të vazhdojnë diku me intensitet më të ulët dhe diku më të lartë. Të gjithë ministrat e fushës janë në territor. Të gjitha bashkitë me reshje intensive kanë bërë një punë të mirë me kanalet kulluese. Kemi patur evakuime në Malësinë e Madhe pasi përroi ka dalë nga shtrati Rrjolli dhe në Bërdicë FA po ndihmojnë në kalueshmërinë e banorëve. Jemi në gatishmëri në të gjithë Shqipërinë dhe do t’i përballojmë këto ditë, të cilat në një anë kanë dhe lajmin e mirë për mbushjen e baseneve ujore, por që kanë dhe anën e pasojave me të cilat duhet të përballemi. Duhet të na mirëkuptojnë qytetarët që në disa zona ndërprerja e energjisë bëhet për arsye sigurie, ndërpritet energjia sa të qetësohet situata”, u shpreh Niko Peleshi.