Përmbytjet/ Rama i përgjigjet opozitës: Gjendja e emergjencës nuk ka lidhje me situatën aktuale

Kryeministri Edi Rama gjatë seancës së sotme plenare i është përgjugjur opozitës lidhur me kërkesën për shpalljen e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura. Rama është shprehur se kriteret për shpalljen e saj nuk kanë asnjë lidhje me situatën e aktuale.
“Ndërkohë që për sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Gjendja e emergjencës ka një kuadër të plotë ligjor, kritere të përcaktuara që nuk kanë asnjë lidhje me situatën e aktuale. Nuk dëshiroja të hyja në krahasime, por meqë hytë ju në krahasime, i qëndroj asaj që ndatë bujarisht me publikun sepse janë faktet që flasin shumë qartë dhe ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për Shkodrën dhe për gjithë zonën e perëndimit si rezultat i keqadministrimit t skandaloz, kriminal, korruptiv të kaskadës, ajo ishte e vërtetë dje, është e vërtetë sot. Ndërkohë pikërisht për ta ilustruar sinkronin dhe për t’ju thënë që Rama junior dhe Rama senior është i njëjti person, Shkodra dihet botërisht që nuk influencohet nga qeveria jonë.
Vetëm në zonën e Shkodrës, në qark, nga të cilat 14 mijë kanë futur brenda dhe qytetin e Shkodrës në atë kohë. Mund t’i referoheni dhe pamjes së asaj kohe. Këtë herë nuk ka asnjë lidhje me kaskadën, fare, zero, zero dhe 4 mijë që sollët ju nuk është vetëm për Shkodrën, por për gjithë zonën dhe Lezhën. Në Durrës ka pasur një pasqyrë të qartë se çfarë ka bërë dhe që shikohet sa herë vjen i njëjti test me shi të rrëmbyeshëm të punës së bashkisë dhe kryetares.
Nëse unë marr kamerën e iPhone-t tim me qëllim në një vrimë të vogël me ujë këtu në të djathtë të korridorit, mund të stimuloj një përmbytje globale, por realiteti është tjetër dhe këtë herë nuk flas unë, por Bashkia e Shkodrës”, tha Rama.