Aktualitet

Përmendet në lobimin kundër qeverisë shqiptare: Ilir Kulla thotë se është shpifje, reagimi i plotë

Përmendet në lobimin kundër qeverisë shqiptare: Ilir Kulla

Emri i Ilir Kullës, këshilltarit të Ilir Metës është publikuar nga mediat italiane, referuar hetimit të prokurorisë lidhur me një Fake News të tre viteve më parë ku thuhej se 1400 kontenierë me mbetje toksike ishin nisur drejt vendit tonë për ti groposur. Ky lajm u botua me qëllim për të denigruar qeverinë shqiptare. Sipas Il Fatto Quotidiano- Sergio De Gregorio, i arrestuar si pjesë e një hetimi të DDA në Romë, në vitin 2017 kishte financuar aktivitetet e Ilir Kullës, i cili pasqyrohet si: një diplomat i lartë nga Tirana, i cili i kishte ngarkuar ish-senatorit detyrën e "organizimit të një fushate denigrimi kundër qeverisë shqiptare", në përpjekje për të rrëzuar qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama. 

Por Ilir Kulla thotë se kjo është një shpifje për të hequr vëmendjen ndaj dështimit të reformës zgjedhore.

Në një status në Facebook, ai shkruan:

Te dashur miq kisha vendosur te mos perdorja me facebook por nje fakenews e servirur ne media sot ne lidhje me emrin tim me detyron ti pergjigjem atyre qe kane merakun te heqin vemendjen nga biznesi me i madh i mafias ne Shqiperi droga dhe mesa duket fatkqesisht nga deshtimi i marreveshjes se Reformes Zgjedhore. Nuk eshte sekret qe une njoh dhe kam shume miq ne Itali. Kryesisht ata jane njerez te medias. Politikes dhe Biznesit. Edhe ne shkrimin ne fjale behet fjale se une paskam njohje me ish Kryetarin e Komisionit te Mbrojtjes te Senatit italian Sergio De Gregorio. Sigurisht kam njohur kete senator dhe shume te tjere deputete, ministra madje dhe Kryeministra dhe Presidente. Pavaresisht qasjes qesharake te nje shkrimi te porositur se une paskam lobuar kunder qeverise Tone ne Itali e atij qe i paskam lobuar dhe me paska paguar per "detyren" qe i paskam dhene. Me duhet te them se kjo eshte vetem nje SHPIFJE dhe asgje me teper. Cdo kritike, oponence dhe opozite qe kam bere me kete qeveri dhe qeverite e meparshme i kam patur publike dhe do ti kem publike. I vetmi koment qe kam eshte SHPIFJE, sa per plehrat ato nuk jane vetem mbetje organike dhe urbane por mbi te gjitha mbetje njerezore. Ilir Kulla

Përmendet në lobimin kundër qeverisë shqiptare: Ilir Kulla

Ndërkaq, pak më herët reagoi edhe kryeministri Rama:

Kjo shpifje plehrash kishte synim të furnizonte me municion kundër meje Çadrën nën dritaren e Kryekuvendarit! Po më e neveritshmja është që plehrat i'u hodhën në fytyrë Shqipërisë në sytë e botës!Ja këta janë opozitarët që duan të shpëtojnë atdheun nga unë!

Historia e plotë gjendet në këtë link:

Përmendet në lobimin kundër qeverisë shqiptare: Ilir Kulla