Përmirësohet moti, Ministria e Arsimit: Mësimi vijon i pezulluar vetëm në këto shkolla

Ministria e Arsimit dhe Sportit informoi se ka nisur mësimi në shumë shkolla në vend me përmirësimin e kushteve të motit dhe vijon pezullimi i përkohshëm i procesit mësimor në 17 shkolla, për shkak të kushteve atmosferike.
Shkollat ku është pezulluar përkohësisht mësimi janë si vijon:
1. Shkolla 9- vjeçare Selishte, Dibër
2. Shkolla 9-vjeçare “Fiqiri Cani”, Lishan i Poshtëm, Dibër
3. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ajet Ndreu” Sllove, Dibër
4. Shkolla 9- vjeçare “Shemsi Haka” Dibër
5. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Miftar Krrashi” Arras, Dibër
6. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Nikoll Kaçorri” Lurë, Dibër
7. Shkolla “Jani Fullani”, Bulqizë
8. Shkolla e Mesme e Bashkuar Xibër- Klos
9. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ndrec Ndue Gjoka” Fan, Mirditë
10. Shkolla 9- vjeçare “Zenel Bastari” Tiranë
11. Shkolla 9-vjeçare “Vilëz” Tiranë
12. Shkolla e Mesme e Bashkuar “Ibrahim Bozhiqi”, Qafe, Elbasan
13. Shkolla 9-vjeçare Gur i zi, Elbasan
14. Shkolla 9-vjeçare “Ramë Karagjozi” Qerret, Elbasan
15. Shkolla 9-vjeçare Serice, Elbasan
16. Shkolla 9-vjeçare “Isuf Deliu” Mollagjesh, Elbasan
17. Shkolla e Bashkuar “Ibrahim Ceka” Funar, Elbasan.
Gjatë fundjavës dhe ditët e para të javës zonat veriore, qendrore dhe juglindje të vendit u përfshinë nga reshje dëbore dhe ulje temperaturash, duke sjellë edhe vështirësi për zhvillimin e rregullt të procesit mësimor. Ministria e Arsimit dhe Sportit për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, rekomandimeve të autoriteteve përgjegjëse për emergjencat civile, si dhe raportimet nga zyrat vendore arsimore pezulloi përkohësisht procesi mësimor në disa shkolla, ku reshjet e dendura të dëborës dhe kushtet e vështira të motit e bëjnë të pamundur zhvillimin e mësimit.