Aktualitet

Përplasen dy makina në Bypass-in e Fierit

Përplasen dy makina në Bypass-in e Fierit

Një aksident me pasojë plagosjen e një personi raportohet të këtë ndodhur në Bypass-in e Fierit. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, ku dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, konkretisht në zonën e quajtur ‘Dermena’.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të gjetur shkakun e aksidentit, ndërsa identiteti i personave të përfshirë në nuk bëhet me dije.

Bypassi i Fierit u inagurua disa ditë më parë dhe shpejtësia e lejuar e përcaktuar është deri në 120 km/h.