Aktualitet

Përplaset 8-vjeçari që po udhëtonte me biçikletë në Tiranë

Përplaset 8-vjeçari që po udhëtonte me

Një aksident me pasoje plagosjen e një të mituri ka ndodhur këtë mbrëmje në kryeqytet. Drejtuesi i një mototri ka përplasur një 8 vjeçar i cili po lëvizte me biçikletë.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur tek rruga 21 dhjetori. 8 vjeçar me inicialet A.H u dërgua me urgjencë në spital dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorit ndodhet në vendgjarje, po ashtu policia që po vijon punën për zbardhjen e plotë:

Njoftimi:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 06.08.2020, rreth orës 22:10, tek 21 Dhjetori, mjet motorr me drejtues shtetasin SH.K., është përplasur me biçiklistin e mitur A.H., 8 vjeç, i cili u dërgua në spital, dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i motorrit ndodhet në vendngjarje.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.