Aktualitet

Përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, arrest me burg për Arjan Tasen

Përplasi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, arrest me
Momenti kur hyn ne Gjykate

Gjykata e Vlorës ka dhënë masën e sigurisë për Arjan Tase, ish policin që goditi për vdekje 7-vjeçaren në Himarë, teksa luante në breg të detit.

Seanca u drejtua nga gjyqtarja, Viola Canaj ndërsa prokurore e çështjes ishte Eranda Visoci dhe avokat mbrojtës, Aleks Prifti.

Pas presionit publik të kësaj ngjarje të rëndë, Tase do të gjykohet për “vrasje me dashje, indirekte”. Nisur nga fakti që ishte i vetëdijshëm për rrezikun që përbënte skafi buzë detit.

Tase po mbrohet nga një avokat i caktuar nga shteti. Ende nuk ka marrë privatisht një avokat.

Ndërkaq Tase ka hyrë dhe ka dalë vetëm, i shoqëruar me policë. Familjarët e tij nuk kanë qenë të pranishëm.