Aktualitet

Përplasi tre persona tek 'Vasil Shanto', në pranga shoferja 49 vjeçare

Përplasi tre persona tek 'Vasil Shanto', në pranga shoferja

Policia ka arrestuar shoferen 49 vjeçare F.Z e cila një ditë më parë përplasi tre këmbësorë, të cilët po prisnin në stacionin e autobusit. 49 vjeçarja thuhet të ketë humbur kontrollin e makinës duke u përplasur fillimisht me një motor, e më pas makina përfundoi në stacionin e autobusit dhe duke thyer disa tavolina dhe karrigë të një lokali aty pranë. Tre të lëndurit janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Përplasi tre persona tek 'Vasil Shanto', në pranga shoferja
Foto nga aksidenti

Njoftimi nga policia:

F. Z., 49 vjeçe, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit dhe është përplasur me motorrin e parkuar anës rrugës ku nga përplasja është shkatërruar plotësisht stacioni i autobuzave dhe disa tavolina dhe karrige të një lokali. Gjithashtu janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

*Tiranapost.al.