Aktualitet

Përplasjet e djeshme/ 10 policë të lënduar dhe 60 tifozë të shoqëruar në Polici 

Përplasjet e djeshme/ 10 policë të lënduar dhe 60

Policia ka bërë bilancin e një nate më parë ku tifozët e skuadrës holandeze Feyenoord dhe asaj të Romës janë përplasur me njëri-tjetrin në disa zona të Tiranës. Gjatë ndërhyjes për të shuar sherrin, janë lënduar disa policë.

Sipas Policisë janë në total 10 policë të lënduar dhe 60 tifozë të shoqëruar në rajonet e Policisë. 48 janë italianë dhe 12 janë holandezë.

Në fundt të njoftimit, Policia e Shtetit bën thirrje për shmangien e veprimeve të dhunshme, që nuk manifestojnë asnjë lidhje me sportin.

Ndeshja finale e Conference League do të luhet sot në mbrëmje në stadiumin Air Albania.