Aktualitet

Personat që mbajnë maskë me valvul duhet ta ndërrojnë. Brataj tregon arsyet

Personat që mbajnë maskë me valvul duhet ta ndërrojnë.

Personat që mbajnë në rrugë maskë me valvul duhet ta ndryshojnë atë dhe të mbajnë maskë me copë me dy shtresa ose maskë kirurgjikale. Kreu i Urgjencës Skënder Brataj thotë se ai person që mban maskë me valvul, në fakt mbron vetëm veten dhe rrezikon të tjerët, kjo për shkak të nxjerrjes së ajrit të pafiltrurar jashtë dhe nëse ka virus dhe i flet pranë një personi, e infekton.

Personat që mbajnë maskë me valvul duhet ta ndërrojnë.

Brataj shpjegon:

Kur diskutojmë për maskën: Maska nuk është bërë për të mbajtur viruset, por për të mbajtur bakteret dhe kundër pluhurit, me valvul dhe pa valvul që kanë filtra më të veçantë.

Pështyma që nxjerrim, apo spërklat përplasen tek barriera maska, dhe virusi do të ndalojë tek barrera, qoftë ajo artizanale me shtresë qoftë kirurgjikale kanë filtra më specifikë që të mbrojnë nga pluhurat.

Maska me valvul është profesionale por të mbron vetem ty jo të tjerët. Kur nxjerr frymëm ajri del i pafiltruar. Ata infektojnë të tjerët, ajo është brë për ambiente pune, psh në një repart infektiv. Ëshë ku punohet me punë të rëndë.

*Brataj për Opinion.