Aktualitet

Personazhet VIP që i janë bashkuar Veliajt në fushatën e Tiranës

Personazhet VIP që i janë bashkuar Veliajt në fushatën e

Aktori Gaz Paja dhe trajneri Redi Jupi i janë bashkuar ekipit të kryebashkiakut Veliaj për fushatën e Tiranës. Ata po punojnë në terren për shtimin e radhëve të socialistëve të rinj për t’i dhënë PS një mandat të tretë në krye të punëve të vendit.

“Filloi puna tek Njësia 13-200 ditë sprint! Shumë e dëshirojnë fitoren, por jo të gjithë stërviten si skuadër për fitore! Partia Socialiste e vetmja forcë sot që fitoren e sheh si mjet për të bërë akoma më shumë punë e bashkuar”, shkruan Veliaj.

Pak kohë më parë, radhëve të socialistëve iu bashkua edhe aktorja tropojane, Arjola Demiri e cila u shpreh se Veliaj është shembulli më i mirë për t’u marrë nga të rinjtë dhe të rejat.