Aktualitet

Përveç orarit të zgjatur, Policët s'do bëjnë as pushime verore këtë vit për shkak të sezonit turistik

Përveç orarit të zgjatur, Policët s'do

Policët kanë nisur sot shërbimin 12-orësh, por përveç këtyre orëve shtesë kundrejt pagesës, nuk do të bëjnë as pushimet verore.

Ky urdhër i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku është lëshuar dy ditë më parë, më datë 18 qershor.

Sipas vendimit punonjësit e policisë do të jënë të angazhuar nga 20 Qershori e deri me 15 shtator dhe gjatë kësaj periudhe nuk do të mund të bëjnë pushimin veror. Sipas vendimit të gjithë policët do duhet t'i plotësojnë pushimet deri në fund të vitit kalendarik 2024.