Aktualitet

Përzgjedhja e hetuesve për FBI-në shqiptare/ Reagon Ambasada amerikane: Procesi është i vështirë, por duhet për të gjetur më të mirët

Përzgjedhja e hetuesve për FBI-në shqiptare/ Reagon Ambasada

Me mbylljen e testit fizik, Ambasada amerikane në Tiranë ka reaguar lidhur me përzgjedhjen e kandidatëve për Byronë Kombëtare të Hetimit, e njohur ndryshe si FBI-ja shqiptare.

“Urime kandidatëve të cilët kaluan në raundin tjetër të procesit së përzgjedhjes për Byronë Kombëtare të Hetimit. Jo të gjithë ia dolën sepse procesi është i vështirë, por i domosdoshëm, për të gjetur më të mirët e Shqipërisë”, shkruan Ambasada.

Përzgjedhja e hetuesve për FBI-në shqiptare/ Reagon Ambasada

Një ditë më parë u njoftua se nga 403 kandidatë, vetëm 103 arritën që t’i kalonin me sukses provat në testin për aftësitë fizike. Kandidatët e kualifikuar, më 26 tetor do t’i nënshtrohen Testit të Esesë me shkrim në Pallatin e Kongreseve.

Por megjithatë, do të ketë edhe të tjerë filtra, siç janë kontrolli i pasurisë për të gjithë kandidatët, për të vazhduar me procesin që për herët të parë do të përdorët në Shqipëri, poligrafi, ose e quajtur ndryshe makina e së vërtetës.

60 kandidatët që do të përzgjidhen në fund, për të qenë pjesë e BKH-së, do të punojnë ngushtësisht me prokurorët e Prokurorisë së Posaçme SPAK, për të luftuar krimin dhe korrupsionin në vend. Por përpara se të kalojnë deri në këtë fazë, ata më parë do të trajnohen nga ekspertë të FBI-së.

Lista me kandidatët e kualifikuar: Kliko këtu