Aktualitet

Pesë mësues të infektuar me Covid në gjimnazin në Përmet: Pezullohet mësimi

Pesë mësues të infektuar me Covid në gjimnazin në

Pesë mësues të gjimnazit ‘Sami Frashëri’ në qytetin e Përmetit janë infektuar me koronavirus, ndërsa i gjithë stafi mësimor është vetëkarantinuar. Mediat bëjnë me dije se mësimi në këtë shkollë është pezulluar përkohësisht dhe nxënësit do të vijojnë me mësimin online nga shtëpia deri në një njoftim të dytë.

Një mësuese e gjimnazit ka rezultuar fillimisht pozitive dhe më pas u janë bërë tamponët personave me të cilët ajo pati kontakt në ambientet e shkollës. Në përgjigjet e testeve kanë dalë pozitivë edhe 4 mësues të tjerë.

Çfarë ndodh në këto raste?

Në një intervistë të datës 4 shtator, Eugena Tomini nga ISHP tha: 

Sigurisht që hetimi epidemiologjik i kësaj klase, e këtij nxënësi, në varësi të kontakteve që ka pasur e vendos se cilët persona apo fëmijë do të jenë në izolim për 14 ditë dhe cilët jo. Nëse do ketë raste të shumta në klasë do mbyllet klasa. Nëse do ketë shpërthim brenda një shkolle skenari do jetë ekstrem por do monitorohet dhe vlerësohet për mbylljen ose jo.

Ndërkaq, nga të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë, 16 raste pozitive dhe 2 vdekje prej Covid janë regjistruar në Përmet.

COVID-19 – Statistika (27 Shtator 2020)
Testime totale 85.554
Raste pozitive 13259
Raste të shëruara 7534
Raste Aktive 5348
Humbje jete 377 (Qarku Tiranë 179, Durrës 46, Shkodër 40, Elbasan 26, Fier 20, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 10, Dibër 8, Vlorë 7, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2637
Durrës 587
Shkodër 386
Elbasan 309
Lezhë 298
Fier 250
Korçë 240
Vlorë 200
Kukës 154
Berat 108
Dibër 104
Gjirokastër 75