Aktualitet

Pesë shtetet që i kanë hapur kufijtë Shqipërisë, por ja rregullat që duhet të dini para se të shkoni

Pesë shtetet që i kanë hapur kufijtë Shqipërisë,

BE vijon të mbajë kufijtë e mbyllur për shqiptarët, përveç atyre me nënshtetësi europiane. Kjo për shkak se vendi ynë dhe jo vetëm konsiderohet me rrezik për shkak të situatës epidemiologjike me virusin. Megjithatë disa vende i kanë kufijtë e hapur. Shqiptarët munden të udhëtojnë pa kufizime në Turqi, Serbi, Amerikë, Kosovë dhe Maqedoni e Veriut.

Disa nga këto vende kanë rregulla:

Në rastin e SHBA-ve, duhet që të kesh qëndruar ose udhëtuar transit në asnjë prej vendeve të zonës Shengen, Britanisë së Madhe, Irlandës, Iranit, Kinës ose Brazilit për 14 ditë para udhëtimit në SHBA. Studentët apo personat me vizë turistike mund të udhëtojnë  me  tranzit përmes  Stambollit ose Beogradit.  Nga kufizimet përjashtohen edhe personat që kanë Green Card dhe sigurisht pasaportë.

13 shtetet si Mali i Zi, Ukraina, Hungaria, Sllovakia, Izraeli, Australia, Zelandë e Re, Rusia, Kina, Kuvajti, Qipro apo  Emiratet e Bashkuara Arabe e kanë të detyrueshme testin e Koronavirusit.

Në artikullin e botuar nga Top Channel thuhet se linjat Ajrore më të frekuentuara, ku shtetasit shqiptarë bëjnë tranzit drejt Abu Dhabi-t ose Dubai-it, janë:  përmes Romës dhe Milanos,  Athinës, Frankfurtit dhe Vjenës.

Shtetet fqinje si Italia dhe Greqia , i kanë mbyllur dyert për turizëm Shqipërisë duke lejuar vetëm udhëtimet për arsye të caktuara, si punë,  arsye shëndetësore, studimi, kthim në banesë apo vendbanim  ndërkohë mbetet i detyrueshëm testi i Covid.

 Gjermania ndërkaq, ka një listë të gjatë sesi mund të futesh në territor,  ndërsa theksohet se kalimi është  kompetencën e oficerit të policisë kufitare në momentin e inspektimit,  i cili merr vendime mbi baza individuale.

Edhe Brazili futet tek rastet specifike, ku udhëtarët më parë duhet të  vërtetojnë pranë kompanisë së transportit ajror, para mbarkimit, pajisjen me sigurim shëndetësor të vlefshëm në Brazil për të gjithë periudhën e qëndrimit, me vlerë minimale 6 mije USD. Pa këtë sigurim, nuk lejohet hyrja në territor.

Disa javë më parë ministria e Jashtme njoftoi për adresën ku gjendet lista e gjithë shteteve me rregullat që duhen lexuar nëse duam të udhëtojmë.