Aktualitet

Peshqirin me vete, nuk futesh nëse ke temperaturë 37.5. Rregullat e reja për pishinat me ambient të mbyllur nga 1 tetori

Peshqirin me vete, nuk futesh nëse ke temperaturë 37.5. Rregullat e

Me datë 1 tetor do të hapen pishinat me ambient të mbyllur, për shkak të sezonit dimëror dhe kërkesave që mund të ketë qytetarët për të shkuar.

Pandemia e koronavirusit ka bërë që hapja e tyre të bazohet me një sërë rregullash që duhen ndjekur, si nga qytetarët, po ashtu edhe nga administratorët. Në protokollin e bërë publik sot nga ministria e Shëndetit, thuhet se pishina do të mbyllet nëse rezulton qoftë një rast pozitiv me koronavirus.

Të gjithë klientëve do u matet temperatura në hyrje, dhe nuk do lejohet të futet askush që i del temperatura 37.5 gradë, ndërsa numri i atyre që lejohen brenda njëkohësisht do të bazohet nga kapacieteti i pishinës. 

Hapja dhe mbyllja e tyre do të jetë me orar sipas vendimit që merr administratori i pishinës.

Një tjetër pikë është që klientët do duhet të marrin peshqir me vete, dhe të mos e përdorin të tjerë. Maska është e detyrueshme si për stafin por edhe për klientin kur ai ndodhet rreth pishinës. 

Kushdo që futet në dhomën e zhveshjes duhet të respektojë distancën 1.5 metër nga tjetri.

Uji i pishinës duhet të pastrohet me sistem filtrimi si dhe të kryhet klorifikimi në mënyrë sistematike.

Më poshtë keni protokollin e plotë:

Peshqirin me vete, nuk futesh nëse ke temperaturë 37.5. Rregullat e

Peshqirin me vete, nuk futesh nëse ke temperaturë 37.5. Rregullat e

Peshqirin me vete, nuk futesh nëse ke temperaturë 37.5. Rregullat e

Peshqirin me vete, nuk futesh nëse ke temperaturë 37.5. Rregullat e

Peshqirin me vete, nuk futesh nëse ke temperaturë 37.5. Rregullat e

Linku zyrtar: https://new.shendetesia.gov.al/wp-content/uploads/2020/09/543-15MSHMS-Udhezues-per-masat-higjeno-sanitare-ndaj-COVID-19-per-aktivitetin-e-pishinave-ne-amjentet-e-mbyllura.pdf