Aktualitet

Pezullimi i shërbimeve, Ambasada shqiptare në Romë njofton rifillimin e punës

Pezullimi i shërbimeve, Ambasada shqiptare në Romë njofton

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë ka njoftuar sot se Zyra Konsullore do të rifillojë shërbimin nesër, më 16 tetor 2020, në oraret 08:00-20:00.

Bwhet me dije se shërbimi do të rifillojë në kushtet e sigurisë për gjendjen shëndetësore të të gjithë punonjësve dhe higjenizimit të mjediseve të punës dhe të shërbimit.

Në njoftim theksohet se qytetarët që nuk patën mundësi të shërbehen më datë 15.10.2020, do të kontaktohen nga punonjësit e këtij institucioni për caktimin e një date të re.

Kujtojmë se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Romë pezulloi shërbimet për ditën e sotme, datë 15.10.2020 pas identifikimit të një rasti me Covid-19.