Aktualitet

Pezullohen lundrimet në Vlorë nga moti i keq

Pezullohen lundrimet në Vlorë nga moti i keq

Moti i keq pritet të përfshijë vendin ditën e sotme, ndërsa vranësirat dhe reshjet do të vijojnë edhe gjatë fundjavës.

Nga rrethanat është vendosur pezullimi i lundrimit detar në Vlorë duke bërë që të tragetet e linjës me Brindisin të pezullojnë lundrimin.

Po ashtu është pezulluar lundrimi edhe për mjetet e peshkimit, si edhe ato lundruese më të vogla.

Mësohet se forca e detit në gjirin e Vlorës është 5-6 ballë dhe 7 ballë në det të hapur.