Aktualitet

Pezullohet fluturimi Milano-Tiranë: Pasagjerët shqiptarë ankohen se nuk po sqarohen prej ditës së djeshme

Pezullohet fluturimi Milano-Tiranë: Pasagjerët shqiptarë ankohen

Denoncimi është bërë nga qytetarë në Milano për News 24. Flitet për 275 pasagjerë të linjës WizzAir në aeroportin Malpensa të Milanos, të cilët pritej të niseshin për në Aeroportin e Tiranës që dje por ata kanë mbetur të bllokuar.

Pasagjerët shqiptarë kanë denoncuar duke thënë se nuk u është dhënë informacion nga pala italiane. Sipas tyre, mes pasagjerëve ka fëmijë të mitur të cilët prej ditës së djeshme po qëndrojnë në sallat e check-in-eve. Disa prej tyre kanë thënë se fluturimi është pezulluar për shkak të një furtune, por ata shtojnë se ky është një justifikim.

Një pasagjer thotë:

“Linja e Milanos, Malpensa ka qysh dje që nuk niset. 260 persona janë lënë në harresë pas sportelit të check-in, pa sqarime. Pa ushqime dhe pa ujë, vetëm në një ambient të vogël. Askush nuk prononcohet nga stafi i aeroportit, sikur të jemi dele. Pastaj mos të flasim për COVID-in, s’ka asnjë distancëFëmijëve të vegjël iu dhamë nga një shishe ujë.”

Në videon e publikuar shihet situata se si pasagjerët shqiptarë kërkojnë në acarim e sipër një informacion nga stafi i aeroportit, ndërsa janë aty pranë edhe policë. Mbetet e paqartë situata në aeroportin e Malpensa dhe kur do të nisë fluturimi i tyre.

Videoja e publikuar nga Balkanweb

*Tiranapost.al.