Aktualitet

Pezullohet kalimi nesër në rrugën e Gjegjanit, Bashkia Pukë: Duhej të ndërhynte ARRSH, por e bëjmë vetë

Pezullohet kalimi nesër në rrugën e Gjegjanit, Bashkia Pukë:

Ditën e nesërme aksi rrugor Kryqëzim Hadroi - Gjegjan - Mirditë do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00. Shkak është bërë rreziku nga rënja e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore, ku kërkohet ndërhyrje. Bashkia e Pukës ka nxjerrë njoftimin ku shigjeton ARRSH-në për të cilën thotë se segmenti është në inventarin e ARRSH, dhe kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë: Ndërhyrja do realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë Gjon Gjonaj.

Njoftimi: 

PËR PEZULLIMIN E PËRKOHSHËM TË QARKULLIMIT NË RRUGEN E GJEGJANIT
Nisur nga rrezikshmëria me të cilen po përballen përdoruesit e segmentit rrugor nacional, Kryqëzim Hadroi - Gjegjan - Mirditë, bashkia Pukë ka vendosur ndërhyrjen me forcat e veta për evitimin e rrezikut sa të jetë e mundur. (Shembjen e një pjese shkëmbore që rrezikon rënjen)
Për këtë qëllim, nesër, e Hënë, datë, 18.01.2021, aksi rrugor Kryqëzim Hadroi - Gjegjan - Mirditë do të jetë i bllokuar nga ora 11:00 -13:00.

Janë të lutur të gjithë përdoruesit e këtij segmenti rrugor të na mirkuptojnë me qëllim shmangien e rrezikut nga rënja e vazhdueshme e gurëve dhe pjesëve të tjera shkëmbore.
Edhe pse kjo ndërhyrje nuk është detyrim i bashkisë Pukë përshkak se segmenti është në inventarin e ARRSH, ndërhyrja realizohet me vendim të kreut të bashkisë Pukë, z.Gjon Gjonaj, nisur nga ankesat e shumta të qytetarve të kësaj zone dhe rrezikun që kanoset në këtë pjesë territorjale në juridiksionin e bashkisë Pukë.
Ju faleminderit për mirkuptimin!

*Tiranapost.al.