Aktualitet

Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Beratit, hetohej prej 1 muaji

Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Beratit, hetohej prej 1 muaji

Pezullohet nga detyra drejtori i Burgut të Beratit, Hiqmet Këlliçi, pasi akuzohet “për kryerjen e veprimeve arbitrare”.

Çështja u ngrit nga prokuroria e qytetit, ndërsa në dosjen e tij hetimore raportohet se Këlliçi nuk i raportonte sjelljet e të dënuarve që duhet të përfitonin “liri me kusht”, edhe kur ata kryenin shkelje të ndryshme.

Edhe pse juristi i IEPV-së Berat, përgatiste praktikat dhe ia dërgonte Komisionit të Disiplinës, ky i fundit nuk mblidhej asnjëherë për rastet e të burgosurve që favorizoheshin prej tij.

Drejtori është hetuar për 1 muaj nga Oficerët e Policisë Gjyqësore të Shërbimit të Brendshëm Kombëtar të Burgjeve, të cilët kanë përcjellë pranë Prokurorisë së Beratit edhe hetimet e kryera dhe provat e dëshmitë e grumbulluara teksa sot, Gjykata ka vendosur të pranojë kërkesën e prokurorisë për pezullimin e tij nga detyra deri në përfundim të plotë të hetimeve.