Aktualitet

Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës ku nisi abuzimi i 15-vjeçares nga roja

Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës ku nisi abuzimi i

Pezullohet nga detyra drejtori i shkollës “Azem Hajdari”, në Babrru të Kamzës, ku studionte 15-vjeçarja gjatë kohës që nisi abuzimi me të.

Besnik Daci është pezulluar derisa në përfundim të hetimit administrativ dhe sqarimit të rrethanave nga organet kompetente.

I pyetur një ditë më parë për ngjarjen ai tha se nuk kishte dijeni për ngacmimet seksuale nga roja dhe nuk ishte bërë asnjë denoncim nga prindërit apo nxënësit.

“Është çështje e cila ka ndodhur jashtë territorit të shkollës, jashtë institucionit arsimore. Është çështje që lidhet me veprimtari të shkuar. Theksoj se në mënyrë kategorike nuk kam pasur asnjë ankesë nga prindërit, asnjë ankesë nga nxënësi, asnjë ankesë nga mësuesi kujdestar. Të gjitha ankesat që kanë qenë për natyra të tjera janë trajtuar me përparësi. Kjo ankesë është marrë vesh vetëm kur u bë publik nga media. Mund të kem pasur 2-3 ankesa nga prindër për një ton të lartë të tij, për një të bërtitur, për të cilën e kam këshilluar që të jetë sa më etik në marrëdhëniet e punës”, thotë Daci për “ABC News”.

Ai shtoi se 65-vjeçari Abaz Doku është transferuar në një tjetër shkollë për arsye personale dhe në vend tij, si roje i shkollës u punësua djali i tij.

15-vjeçarja u abuzua seksualisht nga ish-roja i shkollës, Abaz Doku.

Lexo me shume: