Aktualitet

Pipero për akuzat e Bashës: E pamundur të fshihen vdekjet, s'mund të shënoj Covid një rast të pa konfirmuar me tampon

Pipero për akuzat e Bashës: E pamundur të fshihen vdekjet,

Mjeku Pëllumb Pirer thotë se është e pamundur të fshihen vdekjet e pacientëve nga Covid, duke rrëzuar kështu pretendimet e kryetarit të opozitës Lulzim Basha. Një natë më parë në intervistë për Opinion, Basha deklaroi se po fshihen vdekjet nga Covid. 

Pipero thekson se shkakun e fatalitetit e vendos vetëm mjeku. Nga News 24, mjeku Pipero tha: 

“Kjo sëmundje përtej arritjeve ose mosarritjeve e ka bashkëshoqëruese edhe humbjen e jetës. Mjeku plotëson kartelën e pacientin çdo ditë dhe e azhornon atë. Nëse pacienti ka fatin e keq që të ndërrojë jetë përshkruan sëmundjen bazë, sëmundjen shoqëruese dhe shkakun e vdekjes. Në këtë rast është e pamundur që të fshihen vdekjen. Aty janë kartelat mund të hetohen.  Nuk ka vend për të aluduar për gjëra të tjera, se sapo e thashë që aty janë kartelat për tu hetuar. Nëse ka dyshime të bazuara të hetohen, kartela përmban gjithçka që lidhet me historikun e pacientit, të sëmundjes aktuale, të sëmundjes së mëparshme nëse ka pasur, trajtimin që ka marrë. Unë nuk kam asnjë të dhënë për këto shifra dhe dukumenta, di të them që çdo kartelë e stafit ku unë jam plotësohet me përgjegjësi. Në gjithë botën tamponi konfirmon diagnozën. Bëhet 4-5 tamponë. Unë nuk kam të drejtë t’i them Covid asnjë rasti që nuk është konfirmuar nga tamponi. Nëse ka një diskordancë mes këtyre rasteve vlen për t’u diskutuar. Ne vdekjet nuk i fshehim dot. Në të gjitha rastet thuhet erdhi me suspect Covid ose me Covid.

Deklarata e Bashës shkaktoi reagim të fortë nga mjekët, ku me në krye Najada Çomon thanë se nëse kreu i PD-së përsërit këtë akuzë që cënon integritetin e tyre moral dhe profesional, do i drejtohen prokurorisë. Edhe kryeministri Rama tha sot se do u drejtohet shqiptarëve nesër me një mesazh duke thënë se këto akuza po shkojnë shumë sjhumë larg.