Aktualitet

Pipero sugjerim të njëjtë me imunologun Sulçebe për vaksinën tek ata që kaluan Covid. Por ka një dyshim

Pipero sugjerim të njëjtë me imunologun Sulçebe për

Personat që kanë kaluar koronavirusin krijojnë imunitet natyral, ndoshta të vlefshëm për gjithë jetën dhe si rrjedhojë nuk kanë nevojë të bëjnë vaksinën e anti-koronavirusit. Këtë thotë mjeku infeksionist Pëllumb Pipero i cili mban të njëjtin qëndrim si imunologu Genc Sulçebe, por ajo që nuk dihet ende dhe lë për të dyshuar është kohëzigjatja e imunitetit nga infektimi natyral dhe antitrupat.

Mjeku Pipero thotë se kjo ngelet për tu parë, por gjithsesi në këtë rast: Ata të jenë fasha e fundit për të aplikuar.

Në një intervistë, i pyetur nëse duhet ta bëjnë vaksinën personat që tashmë e kanë kaluar virusin, Pipero tha:

Unë kam pasur dhe kam mendimin se personat që e kalojnë Covid-19 me ose pa nevojshmëri klinike, jo vetëm përballin një sfidë, por edhe krijojnë imunitet natyral, i mjaftueshëm dhe i vlefshëm për një kohë relativisht të gjatë, ndoshta për gjithë jetën, kjo ngelet për t’u parë natyrisht, ndaj mendoj se nuk e kanë të rekomanduar vaksinimin, madje nuk e kanë as të nevojshëm edhe pse nuk ju bën dem, përkundrazi! Gjithsesi varet nga udhëzimet e OBSH dhe politikave lokale ta aplikojnë apo jo vaksinën, në ketë rast unë do mendoja që ata të ishin fasha e fundit për ta aplikuar.

Prej më shumë se një javë, Shqipëria ka nisur procesin e vaksinimit, fillimisht me mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid. Në javët në vijim pitet t ëmbërrijnë dhe doza të tjera. Por kur mund të shihen rezultatet e vaksinimit?

Doktor Pipero thotë se rezultatet duhen pritur pasi duhet të vaksinohen së paku 20 % e popullsisë, dhe më pas që mund të shënojë fundin e pandemisë 60 % e popullsisë.

Pipero shton se një gjë është e sigurt: Vaksina shënoi fillimin e fundit të kësaj pandemie!

Mendoj se rezultatet e vaksinimit duhen pritur pasi të vaksinohen së paku 20% e popullsisë, dhe fundin e shpejtë të pandemisë pasi të jenë vaksinuar mbi 60% e popullsisë. E sigurt është që vaksina shënoi fillimin e fundit të kësaj pandemie!

*Tiranapost.al.