Aktualitet

Pipero thirrje urgjente të rinjve: As verën e vitin të ardhshëm s’do jetë si më parë. Shmangni festat në grup

Pipero thirrje urgjente të rinjve: As verën e vitin të

Pa një vaksinë, fundi i virusit nuk dihet. Mjeku infeksionist, Pëllumb Pipero, ka një thirrje për të rinjtë, që pavarësisht se nuk janë mosha më e prekur nga Covid, janë mbartës të virusit dhe e transmetojnë tek prindërit apo të afërmit e tyre.

I shqetësuar për sjelljen e të rinjve, Pipero shkruan se maska duhet të bëhet me detyrim jo vetëm në ambiente të mbyllura, ndërsa paralajmëron se as vera e 2021-shit nuk do të jetë si ajo e vitit të kaluar.

“Nëse nuk mbani distancën, nëse vazhdoni nëpër festa e lokale nate, do rrezikoni jetën e familjarëve tuaj. Maska duhet bërë më ligj jo vetëm në ambiente të mbyllura. Të rinjtë nuk po reflektojnë. As vera që do të vijë nuk do të jetë si ajo e një viti më parë. Jemi në kushte ku s’e dimë kur ndalon pandemia”, tha Pipero.

Deklarata vjen pas ‘denoncimeve’ në rrjetet sociale ku në lokalet apo resortet e njohura nëpër plazhet e Jugut mbahen festa dhe koncerte.