Aktualitet

Pipero tregon gjendjen e doktor Harxhit pas infektimit me Covid: Kthehet për tre ditë në Shqipëri

Pipero tregon gjendjen e doktor Harxhit pas infektimit me Covid: Kthehet

Në rrjetet sociale, pak ditë më parë u aludua se mjeku infeksionst Arjan Harxhi ishte shtruar në gjendje të rënduar në një spital jashtë vendit, pas infektimit me Covid. Burime nga Ministria e Shëndetësisë pohuan për Tiranapost se mjeku është në gjendje të stabilizuar dhe se deri me datë 5 janar, gjendja ka qenë e përmirësuar.

Sot kolegu i tij Pëllumb Pipero dha lajmin e mirë se doktor Harxhi është në gjendje të mirë dhe se do të kthehet në Shqipëri në dy tre ditët e ardhshme.

Sokol Balla nga emisioni Real Story tha se kishte marrë një lajm të mirë nga burimet e tij për gjendjen e doktorit, ndërsa Pipero e konfirmoi: Profesor Harxhi po na ndjek tani, ai është mirë, për dy tre dite do kthehet në vendin e tij.

Mjeku Arjan Harxhi është një nga personalitetrt më të mirë që kemi për sëmundjet infektive.

*Tiranapost.al.