Pasditen e sotme disa pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë lënduar gjatë ndërhyrjes për shpërndarjen e protestuesve serbë në Zveçan.
Gjatë operacionit janë dëgjuar shpërthime me gaz lotsjellës dhe shok-bomba, ndërsa në drejtim të ushtarëve janë hedhur gurë, shishe dhe kokteje molotovi.