Aktualitet

Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

Plagosen me armë zjarri dy të rinj në Tiranë

Një sulm i armatosur ka ndodhur rreth orës 17:00 në zonën e njohur si ish-Parku i Autobusëve në Tiranë.

Policia njofton se dy të rinj Aleksandër Nikolli, rreth 27 vjeç dhe Xhulio Vela, rreth 25 vjeç kanë mbetur të plagosur në rrethana ende të paqarta.

Dy të plagosurit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, ende nuk jepen detaje për gjendjen e tyre.

NJOFTIMI I POLICISË

Rreth orës 17:00, në kryqëzimin e rrugës “Ndre Mjeda” dhe “Frosina Plaku”, në rrethana ende të paqarta, janë plagosur dyshohet me armë zjarri shtetasit A. N., rreth 27 vjeç dhe Xh. V, rreth 25 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

“Sherbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë kontrollin e zonës përreth vendit të ngjarjes, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit. Njëkohësisht, grupi hetimor po punon për mbledhjen e të gjitha provave që do çojnë në identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Tiranapost.al