Aktualitet

Plagoset me armë zjarri një vajzë në Vlorë

Plagoset me armë zjarri një vajzë në Vlorë

Një studente 20 vjeçare nga Berati ka mbetur e plagosur në qytetin e Vlorës ditën e sotme, pas disa të shtënave me armë zjarri pranë poliklinikës.

Mediat raportojnë se autori është një djalë nga Shkodra, i cili ishte bashkë me të plagosurën në një lokal.

Vajza e cila është studente në Vlorë është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton ka arrestuar autorin dhe se në vendin e ngjarjes është hedhur edhe një granatë, por për fat të mirë nuk ka shpërthyer.

"Plagosi me armë zjarri një 20 vjeçare, falë reagimit në kohë kapet dhe arrestohet brenda pak minutash autori i dyshuar i ngjarjes.

Sekuestrohet një armë zjarri pistolet dhe 2 granata dore.

Më datë 25.09.201, rreth orës 12:05, në vendin e quajtur “Bar Cacai”, lagjia “28 Nëntori”, Vlorë është plagosur me armë zjarri shtetasja K.Z, 20 vjeçe lindur në Berat, student në Vlorë, e cila është shoqëruar për në spital për ndihmë mjeksore, momentalisht jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të mejëhershëm të shërbimeve të Policisë është bërë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi Fadil Nikaj, 30 vjeç, banues në Shkodër.

Në cilësinë e provës materiale Policia gjeti dhe sekuestroi armën e krimit me të cilën dyshohet se autori ka kryer plagosjen, një grantë dore në ambientet e lokalit si dhe gjatë kontrollit fizik të ushtruar në cantën e autorit iu gjetë dhe sekuestrua një granatë e dytë.

Grupi hetimor ngodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.", njofton policia

Tiranapost.al