Aktualitet

Plagoset me thikë babai me djalin në Fushë- Krujë

Plagoset me thikë babai me djalin në Fushë- Krujë

Një konflikt çasti ka shkaktuar plagosjen me thikë të babë e bir në Fushë-Krujë. Për ngjarjen e ndodhur rreth orës 21:00 nuk jepen më shumë detaje, por policia njofton se babai 58 vjeç Shefqet Stafuka dhe djali i tij Alban Stafuka 30 vjeç kanë përfunduar në spitalin e Traumës ku po marrin trajtimin nga mjekët. 58 vjeçari raportohet të jetë në gjendje të rëndë për jetën. 

Sipas mediave, babë e bir po dilnin nga shtëpia e një të afërmi, teksa një person ende i paidentifikuar i kA sulmuar me thikë. Shefqet Stafuka thuhet të jetë punonjës i ujësjellësit të Krujës, ndërsa Alban Stafuka nuk kishte shumë kohë që ishte kthyer nga Spanja.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të zbardhur rrethanat.

Informacioni paraprak nga policia:

Fushë Krujë/Informacion paraprak

Më datë 09.08.2020, rreth orës 21:00, në fshatin Larushkë, Fushë Krujë, pas një konflikti të çastit janë plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasit Sh.S., 58 vjeç dhe A.S., babë e bir, të cilët janë dërguar në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes identifikimin dhe kapjen e autorit.