Aktualitet

Plagoset rëndë një person në Librazhd, niset drejt Spitalit të Traumës

Plagoset rëndë një person në Librazhd, niset drejt Spitalit

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar me një të plagosur rëndë në Librazhd.

Mësohet se në konflikt janë përfshirë Fatmir Duka, i cili dyshohet të jetë autori i plagosjes dhe Mikel Çota, i cili ka mbetur i plagosur.

Bëhet me dije se i plagosuri është nisur drejt Spitalit të Traumës pasi ka marrë plagë të rënda.

Ende nuk dihen shaqet e konfliktit mes tyre, por policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të plagosjes.